1Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.
2Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.
3Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.
4Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.
5Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,
6sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.
7Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?
8Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.
9Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.
10Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.
11Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.
12Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!
13Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit.
14Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.
15Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.
16Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,
17sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.
18Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.
19Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,
21smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.