2sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;
3më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.
4Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.
5Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.
6Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.
7Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat.
8Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.
9Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.
10U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.
11Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij.
12Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.
13U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.
14U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.
15U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.
16Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t'u shkaktonte vdekjen.
17Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.
18Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;
19Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.
20Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.
21Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,
22sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.
23Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.
24Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.
25Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën.
26Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde,
27dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.
28Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet.
29U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel,
30Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,
31sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.