1Kur muret përfunduan dhe unë vura në vend portat, dhe derëtarët, këngëtarët dhe Levitët u caktuan në funksionet e tyre,
2komandën e Jeruzalemit ia dhashë Hananit, vëllait tim, dhe Hananiahut, qeveritarit të fortesës, sepse ishte njeri besnik dhe kishte frikë nga Perëndia më tepër se shumë të tjerë.
3Dhe u thashë atyre: "Portat e Jeruzalemit nuk duhet të hapen deri sa të fillojë të djegë dielli; dhe ndërsa rojet janë akoma në vendroje, portat të mbahen të mbyllura dhe me shufra. Të vendosen roje nga banorët e Jeruzalemit, disa në vendin e tyre mbi muret dhe të tjerë përpara shtëpisë së tyre".
4Qyteti ishte i madh dhe i gjerë, por brenda tij kishte pak njerëz dhe nuk ndërtoheshin shtëpi.
5Atëherë Perëndia im më vuri në zemër detyrën të mbledh parinë, gjyqtarët dhe popullin, për t'i regjistruar sipas gjenealogjive të tyre. Dhe gjeta regjistrin gjenealogjik të atyre që ishin kthyer nga
6Këta janë ata të krahinës që u kthyen nga robëria, ata që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte internuar dhe që ishin kthyer në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.
7Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeon, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:
8bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind shtatëdhjetë e dy veta.
9Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy veta.
10Bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy veta.
11Bijtë e Pahath-Moabit, bijtë e Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë veta.
12Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
13Bijtë e Zatujit, tetëqind e dyzet e pesë veta.
14Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë veta.
15Bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë veta.
16Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë veta.
17Bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy veta.
18Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë veta.
19Bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë veta.
20Bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë veta.
21Bijtë e Aterit, nga familja e Ezekias, nëntëdhjetë e tetë veta.
22Bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë veta.
23Bijtë e Bezait, treqind e njëzet e katër veta.
24Bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë veta.
25Bijtë e Gabaonit, nëntëdhjetë e pesë veta.
26Burrat e Betlemit dhe të Netofahut, njëqind e tetëdhjetë e tetë veta.
27Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë veta.
28Burrat e Beth-Azmavethit, dyzet e dy veta.
29Burrat e Kirjath-Jearimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre veta.
30Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një veta.
31Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy veta.
32Burrat e Bethelit dhe të Ait, njëqind e njëzet e tre veta.
33Burrat e një Nebos tjetër, pesëdhjetë e dy veta.
34Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
35Bijtë e Harimit, treqind e njëzet veta.
36Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë veta.
37Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e një veta.
38Bijtë e Senaahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë veta.
39Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre veta.
40Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy veta.
41Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë veta.
42Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë veta.
43Levitët: bijtë e Jeshuas, nga familja e Kadmielit, bijtë e Hodevahut, shtatëdhjetë e katër veta.
44Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e dyzet e tetë veta.
45Derëtarët: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, njëqind e tridhjetë e tetë veta.
46Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Taboathit,
47bijtë e Keros, bijtë e Sias, bijtë e Padonit,
48bijtë e Lebanas, bijtë e Hagabas, bijtë e Salmait,
49bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit,
50bijtë e Reajahut, bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodës,
51bijtë e Gazamit, bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut,
52bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefishesimit,
53bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit,
54bijtë e Bazlithit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas,
55bijtë e Barkos, bijtë e Siseras, bijtë e Tamahut,
56bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas.
57Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Peridas,
58bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,
59bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokerethit nga Tsebaimi, bijtë e Amonit.
60Shuma e Nethinejve dhe bijve të shërbëtorëve të Salomonit, treqind e nëntëdhjetë e dy veta.
61Këta janë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri, dhe që nuk qenë në gjendje të përcaktonin shtëpinë e tyre atërore ose pasardhjen e tyre, për të vërtetuar që i përkisnin Izraelit;
62bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjashtëqind e dyzet e dy veta.
63Midis priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Kotsit, bijtë e Barzilait; i cili ishte martuar me një nga bijat e Barzijlait, Galaaditit, dhe mori emrin e tyre.
64Këta kërkuan listat e tyre midis atyre që ishin regjistruar në gjenealogjitë, por nuk i gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër;
65qeveritari i urdhëroi që të mos hanin gjëra shumë të shenjta deri sa të paraqitej një prift me Urimin dhe me Thumimin.
66E tërë asambleja kishte gjithsej dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta,
67përveç shërbëtorëve të tyre dhe shërbëtoreve të tyre, që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë veta. Kishin gjithashtu dyqind e dyzet e pesë këngëtarë dhe këngëtare.
68Kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,
69katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.
70Disa të parë të shtëpive atërore bënë dhurata për punën e ndërtimit. Qeveritari i dha thesarit një mijë darikë ari, pesëdhjetë kupa, pesëqind e tridhjetë rroba priftërinjsh.
71Disa të parë të shtëpive atërore i dhanë thesarit për punën e ndërtimit njëzet mijë darikë ari dhe dy mijë mina argjendi.
72Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë darikë ari, dy mijë mina argjendi dhe gjashtëdhjetë e shtatë rroba priftërinjsh.
73Kështu priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, Nethinejtë dhe tërë Izraelitët u vendosën në qytetet e tyre. Kur arriti muaji i shtatë, bijtë e Izraelit ishin në qytetet e tyre.