1"Kur dikush i sjell si fli Zotit një blatim, oferta e tij të jetë nga maja e miellit; le të derdhë vaj mbi të dhe t'i vërë temjan sipër.
2Do t'ia çojë priftërinjve, bijve të Aaronit; prifti do të marrë prej saj një grusht majë mielli dhe vaji me gjithë temjanin dhe do ta tymosë mbi altar si kujtim. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
3Ajo që mbetet nga blatimi do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë e bërë me zjarr për Zotin.
4Kur çon si fli një blatim ushqimesh të pjekura në furrë, do të jetë me kulaç prej maje mielli, pa maja, të zëna me vaj dhe me revani pa maja të lyer me vaj.
5Por në qoftë se ofrimi jote është një blatim ushqimi të pjekur në skarë, do të jetë prej majës së miellit të përzier me vaj dhe pa maja.
6Do ta ndash në copa dhe do të derdhësh vaj mbi të; është një blatim ushqimor.
7Por në rast se flija jote është një blatim ushqimi i gatuar në tigan, do të jetë prej majës së miellit me vaj.
8Do t'i çosh Zotit blatimin ushqimor të përgatitur me këto gjëra; do t'i paraqitet priftit, që do ta çojë në altar.
9Prifti do të marrë nga blatimi pjesën që do të shërbejë si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
10Ajo që mbetet nga blatimi i ushqimit do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë ndër flijimet e bëra me zjarr për Zotin.
11Çdo blatim ushqimor që do t'i çoni Zotit do të jetë pa maja, sepse nuk do të tymosni asgjë që përmban maja ose mjaltë, si flijim që bëhet me zjarr për Zotin.
12Mund t'ia çoni Zotit si një blatim të prodhimeve të para, por ato nuk do të vihen mbi altarin si oferta me erë të këndshme.
13Çdo blatim ushqimor që do të ofrosh, do ta ndreqësh me kripë; nuk do ta lësh mangut kripën nga blatimet e tua, sipas besëlidhjes me Perëndinë. Mbi të gjitha ofertat e tua do të ofrosh kripë.
14Në rast se i ofron Zotit një blatim ushqimesh nga prodhimet e tua të para, do të ofrosh si blatim ushqimor të prodhimeve të tua të para kallinj të thekur në zjarr, kokrra gruri të shtypura nga kallinj të plotë.
15Dhe do të vësh mbi to vaj dhe temjan; është një blatim ushqimor.
16Pas kësaj prifti do të tymosë si kujtim një pjesë të grurit dhe një pjesë të vajit, së bashku me tërë temjanin. Éshtë një flijim i bërë me zjarr për Zotin".